Tragjedi në Vushtrri: Personi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Një rast tronditës ka ndodhur në Vushtrri, ku një person ka humbur jetën pasi u ra nga kati i tretë i një objekti në ndërtim.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, konfirmoi lajmin për Klankosova.tv.

I ndjeri nuk ka mundur të mbijetojë plagët dhe vdekja e tij u konstatua në spital. “Nga Emergjenca e Spitalit në Vushtrri është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, u shpreh ai për Klankosova.tv.


- Advertisement -


- Advertisement -