Konflikt për motive të dobëta përfundon me plagosjen e një 55-vjeçari në Nisharaku

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje në vendin e quajtur “Nisharaku”.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:40, shtetasi E.

N., 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A.


- Advertisement -

M., 55 vjeç, pas një konflikti mes tyre, shkruan Euronews.al, raporton KlanKosova.tv.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


- Advertisement -