Shkarkimet nga puna në Qendrën Mjekësore të Gushturicës: Protesta në Graçanicë për drejtorë të arrestuar

Pas 37 viteve e ndanë nga puna që thotë se e ushtroi me përgjegjësi të plotë.

Slavisa Marinkoviq nga Dobrotini u shkarkua ditë më parë nga detyra si roje në Qendrën Mjekësore të Gushturicës, që funksionon me sistem serb, njëjtë sikurse edhe financohet.

Në dokumentin të cilit i vendosi firmën tha se shkruante edhe arsyeja.


- Advertisement -

Kjo sipas tij i erdhi edhe si pasojë e angazhimit në procese zgjedhore.

Por, përpos tij, janë edhe mbi 40 familje të tjera që e pësuan nga këto shkarkime në 7 institucione arsimore e shëndetësore paralele.

Drejtorët e tyre u arrestuan të martën nga krimet ekonomike në Graçanicë e Lipjan.

Për të kundërshtuar arrestimin e tyre, në Graçnicë pati protestë para stacionit të policisë.

Por, në mesin e tyre kishte edhe kundërshtarë të vetë protestuesve.

Nga tabori tjetër, haptazi shprehën mbështetjën për Listën Serbe, që dyshohet se ndikoi në shkarkimin e tyre.

Personat që mbetën pa punë, thanë se për kohë të gjatë ishin përcjellë edhe në rrjete sociale apo edhe forma të tjera nga Lista Serbe.

Prandaj, krejt ata që e mbështesin Nenad Rashiqin edhe u larguan nga puna në kuadër të sistemit paralel serb.


- Advertisement -