Vaksina kundër Ebolës: Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon deri në 9 muaj për zhvillimin

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se mund të duhen deri në nëntë muaj për të qenë gati një vaksinë kundër sëmundjes së Ebolës.

Sipas kësaj organizate, dy vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar, por asnjëra nuk ka kaluar ende në prova klinike.

Shefi i OBSH-së, Dr.


- Advertisement -

Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ka pasur 600 raste të dyshuara të Ebolës dhe 139 vdekje të dyshuara.

Duke folur me gazetarët në Gjenevë, ai tha se 51 raste janë konfirmuar në Republikën Demokratike të Kongos dhe dy në Ugandën fqinje.

Të dielën, OBSH-ja ka shpallur një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, por duke thënë se nuk ishte në nivel pandemie.


- Advertisement -