Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka bërë të ditur se po largohet pas tre viteve e gjysmë në udhëheqje të kuqezinjve.
Në një mesazh emocional, ai falënderoi Federatën Shqiptare të Futbollit, stafin, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen e tyre gjatë rrugëtimit me Shqipërinë. “Përfunduam një kapitull të rëndësishëm së bashku.
Kemi punuar me zemër dhe përkushtim për ta përfaqësuar këtë vend sa më mirë”, theksoi ai.
Sipas tij, janë bërë hapa të rëndësishëm me Kombëtaren shqiptare gjatë kësaj periudhe dhe ai do të vazhdojë të mbështesë ekipin kudo që të jetë.
Në përfundim, Sylvinho uroi suksese për të ardhmen dhe falënderoi të gjithë shqiptarët për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.






