Votimi me Postë Jashtë Kosovës Fillon më 21 Maj: Detajet dhe Udhëzimet për Votuesit

Në prag të fillimit të votimit me postë jashtë Kosovës, i cili do të nisë më 21 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur pakot individuale me fletëvotim për secilin votues të regjistruar që gjatë regjistrimit ka përzgjedhur këtë mënyrë votimi në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani, shërbimi votues ka përgatitur 75,000 pako dhe rreth 30 mijë të tjera do të bëhen gati gjatë ditës së sotme e mërkurë. Çdo pako është individuale dhe secila prej tyre përmban: Këto pako, përmes operatorit ekonomik do të fillojnë të shpërndahen në shtete të ndryshme të botës.

Përmes shërbimeve postare, shpërndarja e pakove në adresat e votuesve do të fillojë gjatë ditës së enjte, 21 maj, dhe për votimin me postë jashtë vendit, planifikohet të shpërndahen rreth 105 mijë pako.


- Advertisement -

Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim.

Votimi përmes postës do të fillojë më 21 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor.

KQZ u bën thirrje votuesve që të mos presin ditën e fundit për ta dërguar pakon e tyre me fletëvotim, por ta bëjnë këtë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që pakoja të arrijë me kohë në kutinë postare nga ku do të tërhiqet dhe do të dërgohet në Kosovë për procesin e numërimit.

Për të mundësuar një proces më të lehtë të votimit për qytetarët e regjistruar për votim me postë, ka vënë në funksion kuti postare në gjithsej 22 shtete, si: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mali të Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Po ashtu, është funksionale edhe kutia e përhershme postare KQZ-së në Kosovë.


- Advertisement -