Komisioni Evropian thirret për rishqyrtim nga pesë vende të BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Pesë vende të BE-së i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të rishqyrtojë mënyrën se si i përfshin anëtarët e mundshëm nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën në tregun e vetëm të bllokut, duke e paraqitur këtë si një mënyrë për t’i mbajtur aspirantët për anëtarësim larg sferës së ndikimit të Rusisë.

Austria, Republika Çeke, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia kanë shprehur nevojën për stimuj të fortë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ata propozojnë një model të quajtur ‘integrim sistematik sektorial’ për vende si Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.


- Advertisement -

Dokumenti gjithashtu përmend sektorë të rinj si tregjet e transportit, energjisë dhe politikat e konkurrencës.

Megjithatë, disa ekspertë nuk e shohin dokumentin si inovativ dhe e konsiderojnë si një përsëritje e koncepteve të mëparshme.


- Advertisement -