Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës meritojnë rezultate konkrete, zhvillim dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit.
Ai ka theksuar se PDK e kishte dorëzuar qeverisjen me Kosovën shtet të pavarur, me autostrada moderne, institucione stabile dhe partneritete të fuqishme me aleatët ndërkombëtarë.
Hamza ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë rezultatesh konkrete dhe ka thënë se është koha për ndryshim.
Kosova nuk mund të ecë përpara me fajësime dhe kriza politike, tha ai.





