Komentet fyese, ofenduese e kërcënuese kanë marrë dhenë nëpër faqet zyrtare të disa politikanëve në Kosovë.
Pikërisht për këto komente, në emisionin “Kosova Today”, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Paris Guri tha se dyshimet kryesore i ka te Dejona Mihali, siç thotë ai, si menaxhuese e profileve të rreme në rrjetin social Facebook.
Ndër të tjera, ish-deputeti përmend një profil falso, i cili sipas Gurit, ndjek nga afër tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa i njëjti ngriti pikëpyetje se prapa këtij profili pos Mihalit, sipas Gurit, mund të fshihet edhe ndonjë ministër a deputet. “Në krejt komentet te Vjosa Osmani, krejt komentet janë ‘frizerka’, ‘frizerka’, ‘frizerka’.
Të njëjtin narracion e përdor edhe njeriu i dytë më i rëndësishëm i Lëvizjes Vetëvendosjes.
Kur e kam pasur unë rastin tim në Kuvendin e Kosovës, për një fjalë që e pata mbajtur, fyerjet që mu patën drejtuar mua nga deputetët e LVV-së, kanë qenë të njëjtat, identike, me fyerjet e militantëve që i bëjnë në Facebook”, tha Guri.






