Policia e Kosovës shpërndan turmën e protestuesve serbë në Graçanicë

Policia e Kosovës ka shpërndarë turmën e protestuesve serbë në Graçanicë.

Protestuesit janë larguar pasi u njoftuan nga Policia e Kosovës se kishte mbaruar koha e lajmëruar për mbajtjen e protestës.

Arsyeja e protestës së sotme ishte kundërshtimi i arrestimeve të së martës.


- Advertisement -

Prokuroria Themelore e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar pesë persona të nacionalitetit serb, por shtetas të Kosovës, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Prokuroria njoftoi se janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme që dyshohet se i lidhin të ndaluarit me veprime të kundërligjshme që cenojnë procesin zgjedhor.

Kujtojmë se në arrestimet e djeshme bënte pjesë edhe drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Graçanicë.


- Advertisement -