Skandali i ngacmimit seksual në Gjakovë: Drejtori i shkollës akuzohet për veprën e turpshme
Një rast i ngacmimit seksual dyshohet se ka ndodhur në Damian të Gjakovës, ku drejtori i një shkolle Nazmi Pnishi, e ka ngacmuar një vajzë të mitur.
Lidhur me rastin është aktivizuar Prokuroria.
Në një përgjigje për Klankosova.tv nga organi i akuzës bëhet e ditur se po bëhet verifikimet e nevojshme për këto informacione.
Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini e ka pezulluar nga detyra drejtorin, duke e quajtur aktin e tij turp dhe se ai nuk përfaqëson Gjakovën.

