Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rajonin e Pejës, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur armë dhe municion.
Rastet kanë ndodhur më 19 maj 2026, ku në një rast u sekuestruan një pistoletë, karikator dhe fishekë, ndërsa në tjetrin u gjet një pistoletë, karikator, fishekë dhe sprej OC.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe mjetet janë konfiskuar.
Prokurori i Shtetit ka liruar të dyshuarit në procedurë të rregullt.




