Reperi i njohur Don Xhoni vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan postime të ndryshme me ndjekësit e tij.
Në Instastory-n e fundit, artisti ka përcjellë një mesazh të fortë krenarie për prejardhjen e tij, duke thënë se edhe sikur t’i kishte ’10 jetë’, sërish do të zgjidhte të ishte nga Drenica. ‘Edhe 10 jetë me i pasë, nëse kisha mujt me zgjedh, apet kisha pas qejf me kanë drenicak, gjithë,’ është shprehur ai.
Postimi u shoqërua edhe me një fotografi ku Don Xhoni shfaqet brenda një veture, i veshur me xhaketë të errët dhe me syze dielli, ndërsa mesazhi i vendosur mbi imazh thekson edhe më shumë emocionin dhe krenarinë për vendlindjen.






