Të hënën pasdite, Shkupi jehoi nga zëri i shqiptarëve.
Studentë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, u bashkuan në protestë për të kërkuar drejtësi dhe barazi gjuhësore.
Me qindra qytetarë nga të gjitha trojet shqipfolëse, por edhe nga diaspora, iu bashkuan kësaj thirrjeje.
Kjo protestë, e cilësuar si paqësore, pritej të niste marshimin drejt Ministrisë së Drejtësisë në Shkup.
Studentët shqiptarë deklaruan se autobusi i mbushur me ta u devijua për në Beograd.
Dasho Veizaj, student, u shpreh se janë të detyruar të kontrollohemi për të mos marr pjesë në protestën në Shkup.
Para Ministrisë së Drejtësisë, studentët që folën para turmës kërkuan vetëm barazi.
Të njëjtit kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Autoritetet maqedonase arrestuan pesë studentë.
Ende nuk është dhënë informacion shtesë në lidhje me lirimin e tyre.





