Një lajm gëzues ka ardhur nga familja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Vajza e tij, Çlirimtarja, i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me partnerin e saj, Rronin.
Altin Krasniqi ka bërë lajmin publik në Facebook, duke ndarë me ndjekësit një nga momentet më të rëndësishme për familjen e tyre.
Sipas Altinit, Rroni kishte shkuar për të kërkuar dorën e Çlirimtares nga Jakupi dy muaj më parë.
Tani fejesa është zyrtarizuar. “I kaluam këto 6 vite mes dhimbjes dhe gëzimit; dhimbje për mungesën e babit, por herë pas here arritëm që t’i dërgonim çaste lumturie me të arriturat tona profesionale dhe familjare,” u shpreh Altin Krasniqi.





