Partia Demokratike e Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin e saj më 23 maj përmes një referendumi.
Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso, ka dhënë detaje rreth përgatitjeve për këtë proces, duke bërë të ditur se në të gjitha degët e partisë do të ngrihen qendrat e votimit.
Anëtarët janë të thirrur të votojnë nga ora 08:00 deri në 18:00 në këtë proces zgjedhor. 77 degë të Partisë Demokratike në të gjithë vendin do të përfshihen në zgjedhjet e së shtunës, një ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë dhe të brendshme partiake.
Kaso tha se mund të ngrihen edhe më shumë se një qendër votimi në degët më të mëdha për të garantuar pjesëmarrjen sa më të gjerë të anëtarësisë.
Partia ka zhvilluar procese të hapura zgjedhore, duke e krahasuar me funksionimin e forcave politike të tjera.





