Zyra Kombëtare e Auditimit zbulon shkelje serioze në institucionet publike të Kosovës

Zyra Kombëtare e Auditimit ka zbuluar një sërë shkeljesh në institucionet dhe ndërmarrjet publike në Kosovë.

Gjatë vitit 2025, 80 raste janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për dyshimet e keqpërdorimeve.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka identifikuar mangësi në prokurimin publik, përfshirë moszbatimin e procedurave, ndryshimet e buxhetit pa miratim dhe shkelje në kontrata të mediave pa prokurim publik.


- Advertisement -

Deri tani, janë planifikuar 145 auditime dhe janë publikuar 24 raporte.

Mosraportimi financiar është një problem i përbashkët në institucionet dhe ndërmarrjet publike, sipas Spancës.

Raporti për KEK dhe Trepçën pritet të publikohet në 30 qershor.


- Advertisement -