Organizata e Veteranëve të UÇK-së mbeshtet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë mbështetje protestës së studentëve shqiptarë në Shkup.

Kjo organizatë është shprehur se protesta e studentëve është për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar. ‘OVL-UÇK, mbështet plotësisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë dalë tani në rrugë për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar.

Zëri i tyre është legjitim.


- Advertisement -

Kauza e tyre është e drejtë.

Shqipja nuk është nder i falur nga shteti apo i negociuar përmes marrëveshjeve politike. Është e drejtë e patjetërsueshme e një populli në trojet e veta.’, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

OVL e UÇK-së ka kërkuar që këto të drejta të respektohen, menjëherë dhe pa kushte, pasi sipas saj, dinjiteti shqiptar nuk negociohet.


- Advertisement -