Organizatori i protestës në Shkup: Studentët mbrojnë të drejtat gjuhësore të garantuara me ligj

Olti Rexhepi, organizatori i protestës që do të mbahet sot në Shkup për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe, ka deklaruar se studentët po mbrojnë një të drejtë të garantuar me ligj dhe jo një kauzë nacionaliste.

Në emisionin “Info Magazine”, Rexhepi tha se protesta synon mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe institucionale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Duhet ta kemi të qartë, ne si studentë po mbrojmë diçka që është e garantuar edhe me ligj.

Po ashtu, protesta dhe qëllimi ynë aspak nuk ka të bëjë me afera nacionaliste që e dëmtojnë shtetin.


- Advertisement -

Përkundrazi, ne po mundohemi të mbrojmë një të drejtë që e kemi të garantuar me ligj”, tha ai.

Rexhepi deklaroi se studentët janë më të bashkuar se kurrë dhe bëri të ditur se protestës do t’i bashkohen edhe studentë nga Prishtina, në shenjë solidarizimi.


- Advertisement -