Tërmeti në Kinë: 2 viktima dhe 1 i zhdukur në Guangxi, evakuime në Liuzhou

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur jugperëndimin e Kinës, në rajonin Guangxi, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Sipas autoriteteve, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur.

Katër persona janë dërguar në spital, por asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.


- Advertisement -

Mbi 7,000 banorë në qytetin Liuzhou janë evakuuar, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në terren.

Gjithashtu, raportohet se 13 ndërtesa janë shembur gjatë orëve të para të mëngjesit.


- Advertisement -