Protestë masive e studentëve shqiptarë për realizimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe

Nxënësit shqiptarë nga të trevat do të mbledhen sot në Shkup për të protestuar për mosrealizimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Protesta fillon në ora 16:30 në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Studentë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe trevat tjera shqiptare do të marrin pjesë duke kërkuar që provimi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.


- Advertisement -

Mottoja e protestës është “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, dhe organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë qytetare. “Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e studentëve, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.


- Advertisement -