Trump paralajmëron Iranin për veprime të shpejta pas bisedës me Netanyahu

Presidenti amerikan, Donald Trump pas bisedës me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu ka lëshuar një paralajmërim të ri për Iranin, duke thënë se “ora po ecën dhe ata duhet të veprojnë shpejt”, përndryshe siç është shprehur ai, “nuk do të mbetet asgjë prej tyre”.

Në një postim në Truth Social, presidenti Trump u shpreh se “Koha është esenciale”, raporton SkyNews.

Ndërkaq, më herët, presidenti amerikan publikoi një fotografi me mbishkrimin: “qetësia para stuhisë”.


- Advertisement -

Sipas një zyrtari izraelit, Trump dhe Netanyahun biseduan në telefon më herët sot dhe folën për Iranin.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *