Këngëtarja Nora Istrefi ka shfaqur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke i ftuar qytetarët të bashkohen në protestën e paralajmëruar për 18 maj 2026 në Shkup.
Në një postim në InstaStory, Istrefi ka thirrur: “Protestë – Bashkohuni me studentët, të gjithë një zë”.
Detajet e tubimit janë: “Para Urës së Gurit, Shkup 16:30”.
Ajo thekson se gjuha shqipe është “identitet, histori dhe sakrificë e gjeneratave tona” dhe bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve shqiptarë.
Nora u bën apel kolegëve të saj nga skena artistike që ta ndajnë postimin, për të siguruar që zëri i studentëve të dëgjohet. “Kur bashkohemi për një kauzë të drejtë, ndikimi ynë bëhet shumë ma i madh”, shtoi ajo.
