Në një shtëpi të zbrazët në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka zbuluar një sërë armësh, municionesh, uniformash dhe pajisjesh ushtarake.
Autoritetet e kanë klasifikuar rastin si armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit, janë sekuestruar një armë AK-47, një pushkë ajrore me municion, një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh, një helmete ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve dhe një uniforme ushtarake e kamufluar.
Hetimet janë në vazhdim nga autoritetet policore.





