Një incident ka ndodhur në Qendrën e Mediave të festivalit të këngës Eurovision në Vjenë, ku një pjesëtare e delegacionit të Serbisë ka tentuar të ndalojë valëvitjen e flamurit të Kosovës gjatë performancës së përfaqësuesit shqiptar.
Albert Limani, anëtar i Eurovision Kosova, tha se një grua nga delegacioni serb iu afrua dhe u përpoq të largonte flamurin, duke pretenduar se “nuk lejohet” në atë hapësirë.





