Në ditën e diel, pritet që në Kosovë të ketë mot kryesisht të vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.
Vranësirat në disa zona mund të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu gjatë ditës.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të shkojnë nga 15 deri në 17 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.





