Vlora Çitaku komenton deklaratën e Albin Kurtit për goditjen e re të opozitës në Kosovë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se ‘opozitës i duhet një goditje e re’. Çitaku në një postim në Facebook thekson nevojën e qytetarëve për pensione dinjitoze, pagat dhe sigurimet shëndetësore. ‘Pensioneri ka nevojë për pension dinjitoz, që të mos detyrohet të zgjedhë mes barnave dhe ushqimit.

Mësuesja ka nevojë për pagë që ia mundëson ta kalojë muajin me dinjitet.

Mjeku ka nevojë për barna dhe kushte për t’i trajtuar pacientët.


- Advertisement -

Këto janë hallet e qytetarëve’, ka shkruar Çitaku.


- Advertisement -