Në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026, këngëtari shqiptar Alis përfaqëson Shqipërinë me këngën e tij “Nan”.
Pak para fillimit të spektaklit final, Alis ka shprehur falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme nga shqiptarët e Kosovës dhe ka ftuar ata të votojnë për performancën e tij. “Faleminderit të gjithë shqiptarëve të Kosovës për mbështetjen.
Ju ftoj të votoni sonte për numrin 05, ju jam mirënjohës nga zemra dhe ju falënderoj”, tha ai.





