Një person sot në orët e mëngjesit është gjetur pa shenja jetë në fshatin Rakaj të Ferizajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.
Poashtu, dihet se bëhet fjalë për Fatjon Rexhepin, 29-vjeçar nga Ferizaj.
Autoritetet kanë filluar procedurat për ekzaminimin dhe zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij.
Policisë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, po i bëjnë të gjitha hetime për të zbuluar plotësisht rastin.





