Një incident i rëndë ka ndodhur në Kamëz rreth orës 13:00, kur dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O.
L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. / A2 CNN.





