Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 902 kandidatë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur.
Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.
Listat e kandidatëve për deputetë janë dorëzuar më 12 maj, sipas Zyra për Regjistrim dhe Certifikim në KQZ.
Zyra ka rekomanduar certifikimin e listave të subjekteve politike, duke filluar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe vazhduar me Partinë Demokratike të Kosovës.





