Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut, ku tre persona kanë pësuar lëndime.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Pejës, Driton Rugova, konfirmoi lajmin për Klankosova.tv.
Aksidenti përfshiu një kamionetë dhe një veturë, dhe ekipet emergjente janë reaguar menjëherë.
Tre persona kanë pësuar lendime trupore dhe janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.





