Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka vlerësuar se aktiviteti i renditjes së partive politike për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit është moment i rëndësishëm, ku procedurat do të jenë të hapura dhe transparente.
KQZ është në përgatitje për organizimin e zgjedhjeve me profesionalizëm dhe transparencë, duke punuar në aspektet organizative dhe teknike për sigurimin e një procesi zgjedhor të rregullt për qytetarët.
Bashkëpunimi me institucionet dhe palët e përfshira në proces është thelbësor për realizimin e planifikimeve dhe afateve të përcaktuara.





