Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 125.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një postim në Facebook, ka theksuar se është koha që Kosovës t’i kthehet serioziteti, puna dhe besimi. “125 – për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta kthyer vendin te serioziteti dhe besimi”, ka shkruar Hamza.





