Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se çmimet tavan për naftën, benzinën dhe gazin janë rritur sot.
Në krahasim me ditën e djeshme, çmimi i naftës është shtuar për 1 cent, duke e çuar në 1.61 cent, ndërsa ai i benzinës është rritur për 2 cent, duke u shitur për 1.52 cent. Çmimi i gazit është mbetur i pandryshuar nga dje, 76 cent.





