Aksioni për pastrimin e mbeturinave në Prishtinë fillon sot

Bashkia e Prishtinës ka bërë me dije se sot, ekipet e Drejtorisë për Shërbime Publike do të nisin aksionin për pastrimin e mbeturinave vëllimore në Kryeqytet.

Aksioni do të zhvillohet në dy pika, te parkingu prapa Pallatit të Rinisë dhe para parkut të Taukbahçes dhe Shkollës “Gjergj Fishta”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, do të japë deklaratën për media gjatë aksionit në parkun e Pallatit të Rinisë.


- Advertisement -


- Advertisement -