Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se nëse kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku arrestohet me dhunë, edhe qytetarët do të reagojnë dhunshëm.
Gucati gjatë një takimi para policisë në Skënderaj kërkoi që qeveria t’i respektojë drejtat e qytetarëve.
Ai gjithashtu theksoi se në rast tentimi të arrestimit të Lushtakut me dhunë, ata do të përgjigjen me dhunë.
Gucati gjithashtu kritikoi politikën në vend dhe veprimet e Albin Kurtit në këtë fushatë.





