Policia e Kosovës Përmbyll Trajnimin për Operimin e Dronëve Të Tipit Skydio

Policia e Kosovës ka raportuar se ka përfunduar me sukses trajnimin 15-ditor për operimin e sistemeve ajrore pa pilot (dronë) të tipit Skydio.

Në trajnim morën pjesë 12 zyrtarë policorë, të cilët u certifikuan për përdorim profesional dhe të sigurt të dronëve.

Përveç trajnimit, policia ka pranuar një donacion në vlerë prej 273,637.22 dollarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve operative dhe teknologjike të policisë.


- Advertisement -

Përmes programit ATA, ky donacion do të rrisë efikasitetin operacional dhe sigurinë publike në Kosovë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *