Bianca Censori u bë qendër e vëmendjes në Los Angeles kur u paraqit në një takim në kinema së bashku me bashkëshortin e saj, Kanye West.
Arkitektja nga Australia, 31 vjeçe, zgjodhi një kostum gri transparent me geta dhe çizme me platformë të kuqe të errët, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
Flokët i kishte kapur prapa dhe kombinimin e plotësonte me aksesorë minimalistë.
Kanye West, nga ana tjetër, kishte një stil më të mbuluar me xhaketë lëkure, pantallona të zeza lëkure dhe çizme kaubojsh, të kombinuara me syze dielli.
Bianca Censori është e njohur për zgjedhjet e saj të guximshme në modë dhe për paraqitjet provokuese në publik dhe në rrjetet sociale.





