Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se operacionin e Policisë së Kosovës, të zhvilluar mbrëmë në Skenderaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka monitoruar nga Zyra e Kryeministrit.
Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i PDK-së tha se Kurti, aksionin e Njësive Speciale në Skenderaj e ‘monitoroi nga Zyra e Kryeministrisë’. ‘Kur ndodhi sulmi terrorist i Serbisë në Banjskë – Albin Kurti ishte në kokërr të gjumit në një hotel me 5 yje në Zvicër.
Mbrëmë, aksionin e Njësive Speciale të maskuara, të armatosura deri në dhëmbë kundër Drenicës e monitoroi nga Zyra e Kryeministrisë’. ‘Serbinë, armikun real të Kosovës e ka zëvendësuar me armiq imagjinarë!
Ku?
Në Drenicë – në epiqendrën e patriotizmit shqiptar’, ka thënë Behrami.
