Shyhretë Pajaziti Malaj, 55-vjeçare, do të varroset sot në fshatin Gllogjan pasi trupi i saj u gjet në rrjedhën e lumit Lumbardh.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 17:00, njoftuan familjarët e saj.
Ajo ishte raportuar e zhdukur disa ditë më parë, ndërsa trupi i saj u gjet rreth 7 kilometra e gjysmë larg vendit ku dyshohet se ishte aksidentuar.





