Pas prezantimit të 15 shteteve në gjysmëfinalen e ‘Eurovision 2026’, televotimi është hapur.
Shqipëria përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.
Në cilat shtete mund të votoni për Shqipërinë me SMS/telefon?
Shqipëria mund të votohet nga Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Franca, Letonia, Qiproja, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu, Malta, Rumania dhe Ukraina.
Shqiptarët në Kosovë mund të votojnë online në platformën www.esc.vote.





