Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Ali Sokoli’ në Prishtinë.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, i plagosuri i moshës rreth 25-vjeçare është dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
Gjendja e tij konsiderohet e rëndë dhe po i bëhen ekzaminime të nevojshme.





