Prona e Kësaj Grushtokës Ka Shkaktuar Mosmarrëveshje Gjyqësore për Dekadat e Fundit

Para 30 viteve bashkëshorti i saj e bleu këtë copë toke, por Elhame Maqedonci që nga 2008-ta nuk ia pa hajrin kësaj prone. 500 metra katrorë, është parcela që burri i Elhames, Halil Maqedonci, e ka blerë nga Xhafer Obiliqi në 1995-ën.

Megjithatë, sipas Maqedoncit, ndonëse kontrata e shitblerjes dhe çdo dokument tjetër ekziston, në zyrën kadastrale nuk u regjistrua prona nën emrin e burrit të saj.

Kësisoj, në 2006-ën, Nefize Obiliqi, bashëshkortja e Xhaferit, arriti që këtë pronë t’ia shes një personi të dytë.


- Advertisement -

E dy vite më vonë, familja Maqedonci e kuptuan që toka që menduan se qe e tyre, tanimë kishte një pronar tjetër të ri.

Bashkëshorti i Elhames, Halili ka ndërruar jetë në 1999-ën, dhe meqenëse fëmijët i kishte të vegjël, Maqedonci thotë se nuk u mor me pronën ngase nuk i kishte shkuar mendja që do të ndodhte diçka e tillë. 71 vjeçarja thotë për Kiksin që gruaja e personit që ia shiti tokën burrit të saj, Nefize Obiliqi është zhdukur dhe askush nuk e di ku është.

Teksa me pronarin që pretendon se bleu tokën, Gazmend Rrahimin, thotë se nuk kishte pasur ndonjë problem.

Qe 18 vite, rasti i familjes Maqedonci është duke u trajtuar në Gjykatë. 10 vjet pas padisë së saj, Gjykata Themelore e Prishtinës mori një vendim, sipas të cilit aprovoi në tërësi si të bazuar kërkesëpadinë e Elhame Maqedoncit dhe u vërtetua se kontrata e lidhur ndërmjet Nefize Obiliqit dhe Gazmend Rrahimit duhej të anulohej.

Tutje, në aktgjykim thuhet se kontrata e lidhur ndërmjet familjeve Obiliqi dhe Maqedonci në 1995 ishte konform dispozitave ligjore të asaj kohe.

Pas këtij vendimi, palët e paditura parashtruan ankesë në Apel. 2 vite më vonë, Gjykata e Apelit mori vendim sipas të cilit aprovoi ankesat e të trija palëve dhe çështjen e ktheu për rigjykim në shkallën e parë.

Apeli kërkoi nga Themelorja që të eliminojë shkeljet esenciale dhe po ashtu të sigurohet aktvendimi mbi trashëgiminë ku Nefize Obiliqi ishte shpallur trashëgimtare e vetme e Xhafer Obiliqit.

Megjithatë edhe 5 vite pas këtij vendimi, lënda ka mbetur ende pa u zgjidhur derisa toka ka mbetur pa u shfrytëzuar nga asnjëra palë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *