Kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku viziton Pejën së bashku me kandidaten për presidente Vjosa Osmanin

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku këtë mëngjes qëndroi në Pejë së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e quajti këtë vizitë te kryetari Gazmend Muahxheri, takim mobilizues me struktura e veprimtarë, me mbështetës të rrugëtimit të madh, transmeton Klankosova.tv. “Çfarë entuziazmi e përkushtimi, çfarë ndjenje besimi e përgjegjësie në këtë qytet të Dukagjinit.

Në secilin takim me njerëzit tanë, e ndien se fryma e ndryshimit nuk është më vetëm pritje; është shndërruar në bindje të madhe qytetare”. “Peja gjithmonë ka ditur t’i prijë Lidhjes në momentet më të rëndësishme.


- Advertisement -

Edhe sot, me këtë energji, me këtë mobilizim e me këtë dashuri për Republikën, po dëshmon se është gati për rrugëtimin që kemi përpara”, ka shkruar Abdixhiku.

Nga i njëjti takim, ka ndarë pamje edhe vetë Vjosa Osmani.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *