Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, priti Ambasadorin britanik për të biseduar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e partisë, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, Hamza bëri të ditur se me ambasadorin britanik zhvilloi një bisedë miqësore dhe konstruktive për zhvillimet politike në vend, me fokus të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe rëndësia e një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm, raporton KlanKosova.tv.

Sipas Hamzës, PDK e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, si dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve. “PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët tanë dhe për forcimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit”, ka theksuar Hamza pas takimit./KlanKosova.tv


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *