Presidenti i Filipineve ka thirrur një mbledhje emergjente të sigurisë pasi të shtëna me armë u raportuan pranë Senatit në Manila, mes tensioneve politike që lidhen me senatorin Ronald dela Rosa.
Dela Rosa, ish-shef i policisë dhe aleat i ish-presidentit Rodrigo Duterte, kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për akuza lidhur me luftën kundër drogës në Filipine, raporton Reuters.
Pas incidentit, policia arrestoi një person dhe konfiskoi fishekë dhe karikatorë armësh automatike.
Senatori ishte strehuar në ndërtesën e Senatit nga frika e arrestimit dhe transferimit në Hagë.
Ai ka kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Supreme për të bllokuar ekstradimin.
Ngjarja ka rritur tensionet politike në vend, ndërsa vajza e Dutertes, zëvendëspresidentja Sara Duterte, akuzoi administratën e presidentit Ferdinand Marcos Jr për përdorim të institucioneve shtetërore kundër opozitës.





