Rast i vjedhjes grabitqare në fshatin Rudë të Malishevës: Dy hajdutë grabitën 600 euro nga dy të moshuar

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës.

Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në shtëpinë e dy të moshuarve, ku nën kërcënimin e armës u kanë grabitur rreth 600 euro. ‘Është raportuar se dy të moshuar, derisa kanë qenë në shtëpi, aty kanë hyrë dy të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur rreth 600 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk ka të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore,’ thuhet në raportin e policisë.


- Advertisement -


- Advertisement -