Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur me humor, por edhe sinqeritet, për jetën e saj sentimentale gjatë një interviste për emisionin ‘E!
The Rundown’.
Pas “aplikimit” viral që ajo kishte hapur disa muaj më parë në X (ish-Twitter) për ata që donin të dilnin me të, Rexha thotë se aktualisht nuk po kërkon lidhje, pasi është totalisht e përqendruar te puna dhe karriera.
Ajo shtoi se, nëse do të tentonte të dilte me dikë, takimi do të duhej të përshtatej me agjendën e saj profesionale, gjë që sipas saj nuk është ‘normale’ dhe e vështirëson edhe njohjen e dikujt. ‘Gjërat thjesht kanë qenë duke shkuar, shkuar, shkuar… dhe unë jam si: mendoj se do ta vendos fokusin tim te kjo – te karriera ime’.
