Studentët shqiptarë në Maqedoni kanë paralajmëruar më 18 maj protestën e dytë lidhur me provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe, pas revoltës për mosreagim të institucioneve.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar lidhur me kërkesat e studentëve dhe ka deklaruar se çështja do të zgjidhet duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Mickoski ka shprehur bindjen se propozimi i qeverisë do të jetë në pajtueshmëri me rekomandimet ndërkombëtare.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për durim ndaj procesit, duke theksuar se ka forca politike që preferojnë konfliktin përpara reformave.





